Maloku: UÇK-ja u ngrit prej popullit të robëruar

Ish-eprori i UÇK-së, Naim Maloku në procesin gjyqësorë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ,ka thënë se është e vështirë që të kuptohet funksionimi i një ushtrie që është ngritur nga populli i robëruar siç ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. 

“Është vështirë me e kuptuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Është vështirë me e kuptuar një Ushtri që ngritët prej një populli të robëruar, në ushtri vullnetare, në ushtri të rregullt. Kjo ka qenë që na ka ba bashkë, qëllimi jonë për çlirimin e Kosovës”, ka deklaruar Maloku duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Veselit, Rodney Dixon.

Kur u pyet për Mensur Kosumin, ai ka theksuar se nuk e ka ditur që personi në fjalë ka qenë shef i zbulimit.

“Me tregu të drejtën, për pozitën e tij që e ka pasur si shef zbulimi nuk e kam ditë”, ka theksuar Maloku./rtklive

Read Previous

Nisin hetimet për procesin e votimit me postë

Read Next

Zjarret në Korenë e Jugut