I ndërtuar në lartësinë e 2285 metrave mbi nivelin e detit, cirkuiti “Hermanos Rodriguez” në Meksiko paraqet disa sfida specifike për makinat e F1.
“Aerodinamika” – Densiteti i ajrit bie me 25% çka shoqërohet me reduktimin e rezistencës aerodinamike. Gjë që iu jep mundësi makinave të arrijnë shpejtësi maksimale në Meksiko.
“Fuqia” – Sasia e ulët e ajrit në motorr sjell humbje të fuqisë por ky deficit kompensohet nga rezistenca e ulët.
“Ftohja” – Më pak ajër në motorr, ftohje e munguar për makinat. Ndaj inxhinierët bëjnë maksimumin për të shtuar sa më shumë dhoma ajrimi në trupin e makinave. /Euronews.al/