Maicon: Derbi, vetëm një moment i keq për Interin

Image: Sky Sports

“Unë mendoj se është vetëm një moment i keq, Interi ka ndryshuar disa lojtarë që duhet të përshtaten”. Kështu u shpreh për “Sportmediaset” ish-lojtari i madh i zikaltërve, Maicon, lidhur me derbin e fundit të Madoninës, i fituar nga kuqezinjtë 2-1.

Më tej, braziliani shtoi: “Mbrojtja është e njëjta, që bëri kaq shumë sezonin e kaluar. Interi është një ekip, që ende mund të japë shumë. Më kujtohet derbi që fituan 4-0 në shtëpi, kundër një Milani me shumë kampionë”.

Maicon u fokusua gjithashtu te Lautaro Martinez, performanca e të cilit për momentin nuk reflekton pritshmëritë: “Ai i dha shumë Interit dhe Argjentinës, mund të japë edhe më shumë. Të gjithë lojtarët kalojnë momente të veçanta, por Lautaro do të gjejë një mënyrë për t’u rikthyer i fortë”. /Telesport.al/

Read Previous

Orari i xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll

Read Next

Spanjollët në protesta për të ulur numrin e orëve të punës