Flamujt janë ulur në gjysëm shtizë. Në Kosovë është shpallur ditë zie. Vendi ynë humbi miken më të mirë. “Arkitektja” kryesore e fushatës ajrore të NATO-s, ishte një amerikane e cila fëmijërinë e kishte kaluar në Beograd gjatë Holokaustit. Madeleine Albright pasi ishtë bërë sekretare e Shteteve të Bashkuara e kishte zbuluar se ishte me prejardhje izralite dhe se shumë familjarë të saj ishin zhdukur nga nazistët.
Trashëgimia e saj i doli përpara kur Millosheviçi filloi të i terrorizojë shqiptarët që nga fillimi i viti 1988.
“Historia i ka sytë nga ne”, tha ajo në një mbledhje të ministrave të jashtëm, dhe ai takim kulmoi me goditjet ajrore kundër caqeve serbe për mbrojtjen nga gjenocidi të shqiptarëve në Kosovë.
Çlirimi i Kosovës filloi të njihej ndryshe edhe si lufta e Madeleine, ku u vlerësua lartë nga vendet anëtare të NATO-s dhe përjetësisht falenderues nga qytetarët e vendit tonë, ku edhe sot e tutje vazhdojnë të çmojnë lartë figurën e saj, përderisa ndjehen të pikëlluar për ndarjen nga jeta e mikes tonë.
Gjithashtu janë edhe të rinjët që kanë ndëgjuar ose mësuar për personalitetin e Madeleine Albright.
Madeleine Albright vdiq në moshën 84-vjeçare. Me vdekjen e saj Shtetet e Bashkuara humbën një politikane dhe diplomate të rëndësishme, dhe Kosova humbi një mike të veçantë.