Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se dëshiron të finalizojë koalicionin e vendeve, të cilat janë të gatshme për të dërguar instruktorë ushtarakë në Ukrainë.
Macron siguroi se “disa nga partnerët kanë dhënë tashmë pëlqimin e tyre”, por nuk specifikoi se cilët janë ata.
Macron iu referua edhe deklaratës së zëdhënësit të ambasadës ruse në Francë se këta instruktorë do të jenë një “objektiv legjitim” për sulm.
“Kush do të ishim ne nëse do t’i përkuleshim sfidave apo kërcënimeve ruse?”, tha Macron./abcnews.al