Kandidatët për deputetë nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje Agon Batusha, Albana Morina Xharra, e Rrustem Leti kanë vizituar sot kompaninë inovative KoBa e cila merret kryesisht me mure lëvizëse ndarëse. Pronari i kësaj fabrike Zenun Bajrami tha që kanë kaluar mjaft sfida për të arritur deri te krijimi i një biznesi nga i cili ka të punësuar rreth 20 punëtorë .
Albana Morina Xharra nga Vetëvendosje u shpreh se qëllimi i kësaj vizite është të kuptojnë nga afër se cilat janë mënyrat më të mira për të ndihmuar biznese të tilla fitimprurëse për shtetin.
Ndërsa kandidati Rrustem Leti tha se i kupton mjaft mirë sfidat e kësaj kompanie pasi që është edhe vet prodhues.
Nga kjo vizitë u tha se me ardhjen në pushtet të LVV do t’u kushtohet rëndësi më tepër bizneseve në mënyrë që ato të zhvillohen.