Lara Gut-Behrami vazhdon suksesin në disiplinën Super-G

Skitarja zvicerane, Lara Gut-Behrami, ka fituar për herën e tretë në këtë sezon në garën Super-G në Kupën e Botës në Gramisch-Partenkirchen të shtunën në Gjermani. Paraprakisht kishte triumfuar në St. Anton më 10 janar dhe në Crans Montana javën e kaluar.

Ajo me këtë fitore e ngrit edhe më shumë dallimin e pikëve me përcjellësit e saj në këtë disiplinë në renditjen e përgjithshme. Bashkëshortja e futbollistit nga Kosova, Valon Behrami, e përfundoi garën me kohën prej 1.15.70 minuta.

Fituesja e bronztë olimpike në disiplinën e lëshimit, Gut-Behrami, la prapa norvegjezen dy herë kampione të botës te të rinjtë, Kajsa Vickhoff Lie, ndërsa podiumin e plotësoi edhe Marie-Michele Gagnon.

Në total, ishte fitorja e 15-t e 29-vjeçares Lara Gut-Behramit në disiplinën Super-G. Lindsey Vonn prinë e para në këtë statistikë me 28 fitore.

“Është shumë mirë të jesh kaq e shpejtë sërish. Jam shumë e lumtur që vetëbesimi më është kthyer”, ka thënë Lara Gut-Behrami pas garës të së shtunës./Ekonomiaonline

Read Previous

​Real Madrid – Levante, Hazard dhe Asensio nga minuta e parë

Read Next

Një nga hajnat që grabitën Kim Kardashianin në vitin 2016 publikon libër