Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

Në këtë takim është theksuar nevoja për themelimin e bashkëpunimit të ndërsjellët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Madje në këtë takim Abdixhiku falënderoi Minxhozin për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtet-ndërtuese dhe zhvillimore.

“Sot kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mirëpritur në takim kortezie Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, Qemal Minxhozi. Kryetari Abdixhiku e falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtet-ndërtuese dhe zhvillimore. Ndërsa, Ambasadori Minxhozi e uroi kryetarin Abdixhiku për pozitën e tij dhe e falënderoi për konstruktivitetin në formimin e institucioneve. Në këtë takim u theksua nevoja për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve tona”, thuhet në komunikatën për media nga LDK. 

Read Previous

Sjelljet e një mashkulli i cili nuk ju dashuron më

Read Next

Si të ruash qetësinë kur të humb fëmija, këshilla e pazakontë e ish-policit