Lumi: Procesi zgjedhor në Gjakovë deri në orët e pasditës ka qenë i qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës ka organizuar planin operativ për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, që ka për qëllim ofrimin e sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve si në tërë territorin Kosovës. Komandanti i stacionit Policor në Gjakovë, Major Milazim Lumi ka thënë për televizionin Syri se procesi zgjedhor deri në orët e pasditës ka qenë i qetë dhe pa asnjë incident në këtë komunë.

Major Lumi njëherit theksoi se bashkarisht me zyrtarët tjerë të këtij institucioni shtetëror do të jenë në krye të detyrës me përgjegjësi të plotë dhe profesionalizëm. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit kushtetues, krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Read Previous

LVV thotë se Policia ka ndaluar aktivistin e LDK-së në Podujevë për blerje votash

Read Next

​23% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 15:00