Rasti i djeshëm i vrasjes së 14 vjeçarit në Prishtinë ka shqetësuar të gjithë Kosovën.
Siguria e nxënësve në shkolla dhë në afërsi të tyre është padyshim punë që kërkon bashkëpunim në mes të policisë së Kosovës, shkollave dhe prindërve.
Ndërgjegjësimi i nxënësve për sigurinë e tyre në shkollë dhe përreth saj, vazhdimisht bëhet nga zyrtarët policor në bashkëpunim me drejtorinë komunale të arsimit.
Ligjëratat të cilat mbahen nga Policia e Kosovës nëpër shkollat e komunës së Gjakovës si dhe patrullimet në afërsi të shkollave në kohët e frekuentimit më të madh të nxënësve janë në kuadër të planit operativ për siguri në shkolla i cili në vazhdimësi është duke u zbatuar nga policia.
Major Milazim Lumi përmes postës elektronike e pohoi këtë sidhe theksoi se zyrtarët policorë patrullojnë në orare dhe lokacione të ndryshme edhe me rroba civile.
Sot gjithashtu kanë reaguar drejtorë e mësimdhënës përmes rrjeteve sociale duke dënuar ashpër vrasjen e 14 vjeçarit si dhe duke i lutur prindërit që të kenë kujdes dhe t’I kontrollojnë më shumë fëmijët e tyre.