Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini”, probleme me ndriçimin publik nga tetori 2025
Për shkak të një pushtimi në shkallë të plotë të Ukrainës, shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare dhe vrasjes së civilëve, Rusia duhet të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe t’i hiqet e drejta e vetos, kështu ka deklaruar eurodeputetja gjermane von Cramon, sipas ukrinform.
“Rusia e Putinit u shndërrua në një shtet që ka shkelur të gjitha parimet kryesore të ligjit ndërkombëtar duke pushtuar Ukrainën dhe duke vrarë civilë. Është e papranueshme që një vend me një histori të tillë të jetë ende anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të ketë të drejtën e vetos për rezolutat vendimtare”, tha eurodeputetja Viola von Cramon-Taubadel.
“Të gjitha krimet e kryera nga Kremlini në Ukrainë, vdekja e çdo civili do të hetohen tërësisht.”
Më 24 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi fillimin e pushtimit të Ukrainës. Trupat ruse kanë shkatërruar objektet kryesore të infrastrukturës, duke kryer sulme masive në lagjet e banuara të qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës duke përdorur artileri dhe raketa balistike.
Ukraina vendosi ligjin ushtarak dhe shpalli mobilizimin e përgjithshëm. Vendi gjithashtu ngriti një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të Hagës. Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, nisi fillimin e hetimeve për situatën në Ukrainë.
/abcnews.al