Luka Modric bëhet futbollisti më i vjetër që luan një ndeshje zyrtare për Real Madridin

MADRID, SPAIN – JANUARY 08: Luka Modric of Real Madrid looks on during the La Liga Santander match between Real Madrid CF and Valencia CF at Estadio Santiago Bernabeu on January 08, 2022 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Luka Modric është i destinuar të thyej shumë rekorde si futbollist i Real Madridit.

Mesfushori kroat po kalon vitin e tij të 13-të si pjesë e Real Madridit, derisa në sfidën ndaj Celta Vigos ishte vendimtar.

Inkuadrimi i tij në lojë ishte i qëlluar nga Carlo Ancelotti, pasi veterani kroat dha një asistim fantastik për Vinicius Juniro i cili shënoi golin e fitores 1-2.

Por ndeshja ndaj Celta Vigos do të mbahet gjatë në mend nga Modric, i cili ka thyer një rekord të jashtëzakonshëm te Real Madridi.

Kroati tanimë është bërë lojtari më i vjetër në histori të Real Madridit që luan në një ndeshje zyrtare me 39 vite e 40 ditë mbi supe, duke thyer rekordin e mbajtur më parë nga Ferenc Puskas.

Përveç kësaj, fitorja ndaj Celta Vigos ishte shumë e veçantë për kroatin, pasi ishte fitorja numër 250 në La Liga për të me fanellën e Real Madridit.

39-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 13 ndeshje në të gjitha garat, teksa ka bërë edhe tre asistime, dy në kampionat dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Read Previous

124 vjet pa Naim Frashërin, figurën qendrore të Rilindjes Kombëtare

Read Next

KE për Planin e Rritjes: Gjysma e fondeve do të përdoren për infrastrukturë