Luhatja e çmimeve të derivateve mund të ndikojë në biletat e transportit

Rritja e çmimit të derivateve pritet të ndikojë edhe në çmimin e biletave të transportit. Kompanitë prapa kamerave thonë se janë në hall. Si sektor jemi të dëmtuar por nga ana tjetër u dhimbsen studentët thotë Ukë Lekaj një nga shoferët e kompanive të transportit.

Kjo situatë më së shumti fatkeqsisht i prek nxënësit e studentët.

Ditë më parë nga Shoqata e Transportit ishte njoftuar se shoferët do të mbajnë një takim, ku dhe do të vendosin për çmimin e biletës, mirëpo një takim i tillë akoma nuk ka ndodhur. Rritje nuk ka akoma por me vazhdën e rritjes së çmimeve në të gjitha sektorët, nuk është befasi që biletat e udhëtimit të shtrejntohen për të gjitha relacionet na thanë nga këtu.

Read Previous

Ndihmë juridike falas vazhdon të ofrojë zyra në Gjakovë

Read Next

Microsoft pezullon shitjen e produkteve në Rusi