Lufta Izrael-Hamas, mbi 100 punonjës të OKB janë vrarë

Të paktën 102 anëtarë të stafit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës, sipas OKB-së.

“Në 24 orët e fundit, një anëtare e stafit të UNRËA-s u vra me familjen e saj në veri të Rripit të Gazës për shkak të sulmeve,” duke e çuar numrin e të vdekurve në më shumë se 100, “ tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë (UNRËA)në një deklaratë.

Të paktën 27 anëtarë të stafit janë plagosur gjithashtu që nga fillimi i luftës.

/abcnews.al

Read Previous

Çka u fol për Kosovën në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor?

Read Next

Gjasula: Moldavia e fortë, por ne kemi besim