LSJ siguron mbi 2000 nënshkrime për të liruar nga pagesa e transportit nxënësit e shkollave të mesme

Ditë më parë Lëvizja Studentore “Jakova” kishte filluar me mbledhjen  e nënshkrimeve  në shkollat e mesme të qytetit të Gjakovës. E tërë kjo ishte bërë për nxënësit të cilët udhëtojnë dhe e kanë të vështirë të mbulojnë shpenzimet e udhëtimit për në shkollë. Sot kjo lëvizje ka arritur të sigurojë mbi 2000 nënshkrime të nxënësve të cilat kanë vendosur t’i dorëzojnë në komunën e Gjakovës.

Nesa Kryeziu nga kjo OJQ thotë se shpreson në që institucionet ti marrin parasysh kërkesat e tyre.

Peticioni është nënshkruar nga nxënës të të gjitha shkollave të mesme të Gjakovës. Synimi kryesor i organizatës mbetet sigurimi i një të ardhme më të sigurtë e stabile për nxënës e studentë të qytetit të Gjakovës.

Read Previous

Zvicra del nga neutraliteti dhe i bashkohet nismës për sanksione kundër Rusisë

Read Next

Sipas mullistëve nuk ka nevojë për panikë, ka miell të mjaftueshëm