Pak muaj para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit, të planifikuar për në 26 korrik, ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin njoftoi se rreth 800 personel sigurie janë përjashtuar.
Pesëmbëdhjetë prej tyre tashmë ishin klasifikuar si “S”, domethënë konsideroheshin një kërcënim për sigurinë kombëtare. “Dhe ne kemi ende 800 mijë njerëz për të kontrolluar”, tha Darmanin.
“Ka një milion kontrolle për të bërë dhe ne kemi përfunduar tashmë 180 mijë të tilla”, theksoi ai gjatë një interviste në rrjetin e lajmeve Lci all të dielën.
“Ne hoqëm 800 persona, përfshirë 15 me dosje S. Kjo do të thotë se ka njerëz që kanë dashur të marrin pjesë në organizimin e Lojërave për të mbajtur flakën , të jenë vullnetarë dhe që nuk kanë pasur qëllime të mira ”.
Midis tyre, sipas Darmanin, kishte “islamikë radikalë” dhe “ekologë radikalë që donin të përfitonin nga rasti për të protestuar. Francezët duhet ta dinë se ne po kontrollojmë të gjithë ata që i afrohen Lojërave Olimpike”.
Lojërat Olimpike (26 korrik-11 gusht) dhe Lojërat Paralimpike (28 gusht-8 shtator) do të shohin mobilizimin e pothuajse 45 mijë forcave të sigurisë. 35 mijë policë dhe xhandarë do të jenë në detyrë, mesatarisht, çdo ditë, në të gjithë Francën. Atyre u bashkohen të paktën 18 mijë ushtarë dhe nga 18 mijë deri në 22 mijë agjentë privatë të sigurisë çdo ditë.
Shqetësimi fokusohet në ceremoninë ambicioze të inaugurimit, e para që do të zhvillohet në varkat e lumit, në Seine, përballë Kullës Eifel. Prej disa kohësh flitet për një “plan B” të mundshëm për të përballuar kërcënimin e sulmeve , i cili është rritur më tej pas sulmit të ISIS-K në Moskë, por Darmanin siguroi se shërbimet shtetërore do të jenë në gjendje të përballojnë rreziqet. të terrorizmit dhe se Franca është e aftë të organizojë një ngjarje të kësaj rëndësie./AlbanianPost.com