Me vendim të Ministrisë së Tegtisë dhe Industrisë në vitin 2012 ishte hequr taksa në firmë për të gjitha bizneset. Mirëpo së fundmi komuna e Gjakovës ka krijuar një rregullore të taksës komunale të cilët pret ta votojë Asambleja në një nga mbledhjet e ardhshme, pasi që nuk u votua në mbledhjen e fundit.
Përderisa komuna e arsyeton këtë rregullore me idenë se kjo taksë nu ki rëndon bizneset, njohësi i çështjeve ekonomike Skender Lluka thotë se kjo rregullore duhet të mendohet mirë dhe asamblistët që e kanë kundërshtuar kanë bërë një veprim të drejtë.
Komuna duhet të marrë praktikat e vendeve të zhvilluara sepse një ngarkesë financiare shtesë e penalizon secilën veprimtari.
Lluka tutje ka shtuar se komuna duhet të bëj çmos që të ndihmojë secilin qytetarë sepse bizneset kanë vashtirësi të shumta financiare pas rimëkëmbjes nga pandemia.