Inspektohen pikat e shitjes së karburanteve në Gjakovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për cmimet e karburanteve për 24 orët e ardhshme në Kosovë. Për të parë nëse pikat e shitjes së karburanteve janë duke e respektuar këtë vendim të qeverisë, inspektorati i tregut në komunën e Gjakovës sot ka bërë mbikëqyrjen e zbatimit të udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimeve të derivateve. Sipas drejtorit të inspektoratit në Gjakovë, Hysni Muhadri, deri më tani nuk kanë hasur në ndonjë biznes që po refuzohet çmimorja e derivateve.

Cmimet e karburanteve të ditës së sotme të përcaktuara nga MINT, janë 1.84euro për një litër naftë, 1.75euro për benzinen dhe 0.78 për gazin natyrorë. Këto cmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë valide 24 orë. Ndërkaq, Muhadri tregoi se bizneset që nuk e respektojnë çmimoren mund të dënohen me gjobë nga 2 mijë deri në 6 mijë euro.

Read Previous

Lluka: Me taksa shtesë ngarkohet struktura organizative e vendit

Read Next

Orkestra Frymore e Shkodrës performoi mbrëmë para publikut gjakovar