Orkestra Frymore e Shkodrës performoi mbrëmë para publikut gjakovar

Sheshi “Ali Podrimja” natën e mbrëmshme ishte nikoqir i koncertit të Orkestrës Frymore Shkodrane. Teksa njerëzit po mblidheshin për të dëgjuar performancën, mysafirët nga Shkodra shfaqën përshtypjet e tyre për Gjakovën, duke vënë në pah elementet e përbashkëta të këngës gjakovare dhe asaj shkodrane.

Kjo iniciativë është e rëndësishme për promovimin e kulturës Shkodrane dhe ku më mirë se në Gjakovë të promovohen veprat e përzgjedhura nga muzika klasike e filmit e shumë të tjera na thanë të tjerë anëtarë të orkestrës.

Para fillimit të interpretimit të veprave kryetari i bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia dhe kryetari i Gjakovës Ardian Gjini ju drejtuan të pranishmëve, duke vënë theksin tek marrëdhëniet e thella shpirtërore e vëllazërore që kanë dy qytetetet tashmë të binjakëzuara.

Publiku gjakovar i shumtë në numër mikpriti të gjitha veprat e interpretuara nga e Orkestra Frymore e Shkodrës. Nga këtu u premtua që kjo nuk do të jetë performanca e vetme e këtij lloji nga muzikantë të të dyja qyteteve.

Read Previous

Inspektohen pikat e shitjes së karburanteve në Gjakovë

Read Next

Ka vdekur Skofiar Gjini, shoferi i autoambulancës, katër të lënduar janë rëndë