Lloji i pazbuluar i hepatitit: OBSH konfirmon vdekjen e një fëmije, aktivë dhe 169 raste të tjera

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se të paktën një vdekje është raportuar në lidhje me një shpërthim misterioz të sëmundjes së mëlçisë që ka prekur fëmijët në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Të paktën 169 raste të tjera janë aktive me “hepatit të rëndë me origjinë të panjohur”. 

Rastet janë raportuar te fëmijët e moshave nga një deri në 16-vjeç dhe 17 prej të sëmurëve u është dashur të kryejnë transplant të mëlçisë. OBSH nuk ka treguar se në cilin shtet është regjistruar vdekja.

Rastet e para janë raportuar në Britani të Madhe, ku deri më tani janë raportuar rreth 114 raste fëmijësh të sëmurë.

Ekspertët kanë thënë se rastet mund të jenë të lidhur me ndonjë virus që shpesh lidhet me ftohjet, por ende dihet farë pak për llojin e pazakontë të sëmundjes. Ndonëse rastet e lehta pediatrike nuk janë të padëgjuara, hepatiti i rëndë te fëmijët e shëndoshë është diçka e rrallë.

Burimi: BBC, CNN

Read Previous

Ka vdekur personi më i vjetër në botë

Read Next

Si në fillim të pandemisë, Kina mbyll me dhunë të infektuarit ( VIDEO)