Lleshi: Reagimi alergjik është shumë serioz dhe kërkon një vëmendje të posaçme

Të gjithë jemi pickuar të paktën një herë në jetën tonë nga një bletë apo nga një grenxë. Për pjesën më të madhe të njerëzve të pickohesh nga to është vetëm një dhembje, por për njerëzit alergjikë nga helmi i tyre, pickimi mund të jetë jetëkërcënues. Alergologja Leonora Lleshi thotë se reagimi alergjik, është shumë serioz dhe kërkon një vëmendje të posaçme nga ana e mjekut dhe e pacientit.

Fatmirësisht vetëm një pjesë e vogël e popullësisë mund të përjetojë një reaksion alergjik nga bleta dhe se ky reaksion alergjik mund të ndodhë në çdo moshë dhe se reaksionet më të rënda ndodhin brenda 20 minutave nga moment i pickimit.

Personat të cilët kanë patur një reaksion nga bleta/grenxa të mëparshëm, kanë probabilitet më të madh për të patur një reaksion më të rëndë në pickimin pasardhës kështu thonë profesionistët që trajtojnë këto probleme.

Read Previous

Sasia e gjumit për të cilën të rriturit kanë vërtet nevojë

Read Next

Një fontanë e re në Çarshinë e Vjetër