Listat e nxënsëve në klasat e para krijohen përmes tërheqjes së shortit

Drejtoria e arsimit në Gjakovë në bashkëpunim me shkollat fillore përmes shortit janë duke krijuar listat përfundimtare të nxënësve të klasave të para të cilët do të fillojnë vititn e ri shkollor 2021-2022.

Fillimisht shorti është tërhequr në shkollën fillore “Fehmi Agani” në Gjakovë në përkujdesjen e komisionit të drejtorisë komunale të arsimit dhe drejtoreshës së shkollës.

Drejtoresha Miranda Shllaku është shprehur se gjithçka është realizuar sipas planifikimeve dhe në dispozicion shkolla ka 2 paralele të klasave të para.

 Sot ndërkaq shorti është tërhequr edhe në shkollën fillore “Mustafa Bakija”, në Gjakovë. Edhe këtu procesi u realizua në kushte të njejta duke u përpjekur të zbatojnë në përpikmëri rregullat që parasheh shorti.

Në këtë shkollë, klasat e para do të jenë të destinuara në 8 paralele.

Ndonëse sot nuk u dëgjua zilja shkollore në këto institucione, urojmë që viti I ri të filloj në kohën e planifikuar me 13 shtator, deklaruan zyrtarët komunal dhe drejtoreshat e shkollave.

Read Previous

​Vitia takohet me myftiun Tërnava, flasin për masat e reja antiCOVID-19

Read Next

Gastronomët kërkojnë nga Qeveria që të ndryshojë kjo pikë nga masat