Lirohen në mungesë të provave katër të arrestuar gjatë aksionit të Policisë në Banjskë

Katër persona të cilët janë janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes janë liruar në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës.

Lajmi u bë i ditur nga Zyra e informimit e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Ju njoftojmë se katër perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, deri të martën numri i të arrestuarve nga Policia e Kosovës ishte tetë persona, katër prej të cilëve u liruan të mërkurën. /Telegrafi/

Read Previous

Themelohet Komisioni Shtetëror për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Read Next

Qeveria shkarkon Bordin e “Trepçës”, emëron një të përkohshëm