Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka reaguar për lirimin e tre policëve të Kosovës.
Ai tha se përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë, ndërsa i ka bërë thirrje Kosovës për shtensionim të situatës dhe kthimin te dialogu.
“Lirimi i tyre ishte një vendim në drejtimin e duhur, por zbardhja e të vërtetës dhe ndëshkimi i organizatorëve dhe ekzekutorëve të këtij akti, në mënyrë që histori të tilla të mos mund të përsëriten më. Nga ana tjetër u bëj thirrje autoritete të Kosovës duke mbështetur plotësisht të drejtën e tyre për vendosjen e ligjit dhe rendit, të bëjnë çdo përpjekje për shtensionimin e situatës dhe rikthimi ne dialogut”.
Berisha shtoi se kryeministri Edi Rama “ka përgjegjësi në bllokimin e zhvillimeve pozitive dhe zgjidhjes së konflikteve mes Kosovës dhe Serbisë”.
Ish-kryeministri theksoi se “çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë, se marrëveshja, natyrisht e mirë është interesi më i madh i Kosovës, dhe kombit shqiptar”.
“Marrëveshja nuk i intereson Aleksandër Vuçiçit, nuk intereson Serbisë. Ndaj dhe në këtë kuadër, përpjekjet e mëdha, të muajve të fundit, japin shpresë se mbi bazën e dokumentit të Ohrit, apo planit franko-gjerman, të arrihet me vullnet një marrëveshje e cila ka si objektiv normalizmin e marrëdhënieve dhe më vonë, njohjen reciproke”. /Albanianpost.com