Lionel Messi fitues i Topit të Artë për të shtatën herë

Sulmuesi i Paris St-Germainit dhe Argjentinës, Lionel Messi, ka fituar Topin e Artë për të shtatën herë – rekord! Ky është çmimi që i ipet futbollistit më të mirë të vitit! Theksojmë, jo të sezonit por të vitit.

Messi 34-vjeçar i ka ndihmuar kombëtares së tij këtë vit që të fitojë Copa America (ekuivalentin e EUROs për Amerikën Latine), ndërsa ka shënuar 40 gola në vitin 2021 (28 për Barcelonën, 4 për PSG dhe 8 për Argjentinën).

Sulmuesi i Bayern Munchenit Robert Lewandowski mori vendin e dytë, ndërsa mesfushori i Chelseat Jorginho u bë i treti, para sulmuesit të Real Madridit, Karim Benzema e Ngolo Kantes së Chelseat, që përfundoi i pesti.

Ballon d’Or votohet nga 180 gazetarë të ndryshëm nga bota. Çmimi nuk u dha në vitin 2020 për shkak të pandemisë – coronavirus.

Messi ka hyrë në histori të futbollit duke u bërë lojtari i parë që e fiton këtë trofe për të shtatën herë (2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021).

”Është e pabesueshme të jem këtu përsëri. Para dy vitesh mendova se ishte hera ime e fundit. Triumfi me Argjentinën në Copa America më duket se ishte çelësi. Ky është vit special për mua, pasi që të fitosh në Maracana (Brazilin 1-0 në finale) është një ndjenjë tejet domethënëse si dhe kjo të festohet me tërë popullin argjentinas,” ka thënë ndër të tjera Messi.

Read Previous

Bugajski paralajmëron Kosovën: Asociacioni mund të bëhet Republika Srpska

Read Next

Ndalet furnizimi me ujë për banorët e rrugës “Skëndërbeu” dhe Besim Bishtazhini”