Si pasojë e punimeve për zgjerimin e rrugës në afërsi të stacionit policor në Gjakovë, konretisht në rrugën “Skëndërbeu” operatori ekonomik i kontraktuar “Benita” ka dëmtuar gypin e furnizimit me ujë të pijes. Kështu potencon drejtori teknik i KRU “Gjakova”, Agron Tafarshiku.
Ai tha se Kompania rajonale e ujësjellësit “Gjakova” është detyruar që të ndërpresë furnizimin me ujë për banorët e rrugës “Skëndërbeu” si dhe rrugës ”Besim Bishtazhini”. Ekipet e kompanisë së ujësjellësit kanë intervenuar menjëherë dhe një pjesë ju është kthyer furnizimi me ujë. Ekipet janë duke punuar që të sanojnë edhe gypin tjetër me qëllim që edhe pjesës tjetër të konsumatorëve të ju rikthehet furnimzimi me ujë të pijes.
Zyrtarë nga kjo kompani kërkojnë mirëkuptimin e konsumatorëve sepse gjatë punimeve të tilla dëmtimet në rrjetin e ujësjellësit janë të pashmangshme.