Limaj pati “bisedë shteruese” me Abdixhikun

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se të mërkurën është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ai ka shtuar se janë diskutuar një sërë temash në takim, por pa dhënë detaje.

“Po jemi takuar, kemi pasur takim shumë të mirë, kemi biseduar të gjitha temat. Kemi pasur një bisedë shteruese dhe ka qenë takim jashtëzakonisht i mirë… Në shumë drejtime kemi një këndvështrim të zhvillimeve dhe e rëndësishme që po ndodhin takime. Ne nuk mund t’i zgjidhim vetë problemet, por ne e shprehim gatishmërinë”, ka thënë Limaj para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Read Previous

Çfarë thotë Ligji për zgjedhjet lokale rreth kandidimit për kryetar komune?

Read Next

34 herë dështim, Kosova pa Kuvend funksional