Mbrëmë në palestren “Shani Nushi”në Gjakovë u zhvillua ndeshja derbi në futsall ndërmjet nënkampionit Liburnit dhe kamiponit aktual Liqenit nga Drenasi.
Pas një ndeshjeje fantastike ndeshja përfundoj me rezultat të thellë 5-0 në të mirën e skuadrës gjakovare.
Djemtë e Liburnit në krye me trajnerët Selimi dhe Avdija treguan mbrëmë një paraqitje mjaft të mirë, duke ia pamundësuar kampionit aktual në Futsal fitoren.
Golashënues për Liburnin ishin:Elton Maxharraj,Vahid Krasniqi,Drilon Maxharraj,Dobroshi dhe Mejzini.
Liburni përmbyll stinorin vjeshtor si nënkamiopn në vendin e dytë me 19 pikë të tubuara me 6 fitore,1 barazim dhe 2 humbje me golëaverazh 41-20, me plus 21 gola dallim.