Liburni ka realizuar fitoren e rradhës ku mbrëmë në Podujevë në kuadër të xhirosë së tetëmbëdhjetë dhe të fundit të kampionatit të rregulltë mposhti klubin BB.Llapi me rezultat të thellë 0-8.
Golashënues për Liburnin ishin:Alaj realizoj hetrik me 3 gola,Maxharraj realizoj 2 gola dhe nga 1 golë realizuan Selmanaj,Cholas dhe Kryeziu.
Liburni përmbyll kampionatin e rregulltë me 42 pikë të tubuara me 14 fitore,0 barazime dhe 2 humbje me golëvarazh 117-48 me plus 69 gola dallim.
Kanë mbetur të zhvillohen edhe takimet tjera të cilat do të përcaktojnë ekipet pjesëmarrëse në Play-Off.klubi gjakovar ka siguruar vendin e dytë,por pret takimin nga ndeshja Prishtina 01 dhe Mabetex Prishtina ku në rast të barazimit apo humbjes së Mabetex Prishtina, Liburni do të përfundonte në vendin e parë në kampionatin e rregulltë.Vlen të theksohet se në javen e ardhshme fillon faza e Play-Offit,faza kryesore e kampionatit ku edhe do të përcaktohet kampioni.