Liburn Aliu viziton sot veriun bashkë me drejtorin e AKK-së për hapjen e zyrave kadastrale komunale

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me drejtorin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti do t’i vizitojnë sot komunat në veri të vendit.

AKK ka njoftuar se kjo vizitë do të zhvillohet me rastin e funksionalizimit të shërbimeve kadastrale dhe hapjen e Zyrave Kadastrale Komunale në komunat veriore.

Aliu dhe Ahmeti do të jenë në Komunën e Mitrovicës së Veriut në orën 13:00.

/GazetaSinjali/

Read Previous

​“Ato janë ne”, mesazhi në kuadër të aktiviteteve të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Read Next

Borrell bën thirrje për zgjatje të armëpushimit Hamas-Izrael