Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të BE miratuan sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave për miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Përshëndes hapin e rëndësishëm të ndërmarrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza te qytetarëve të Kosovës ne hapësirën Shengen!
Uroj që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndjehen njësoj si qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor!
Një vendim shumë i merituar!”– shkroi Begaj.
/GazetaSinjali/