Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, ka thënë se dëshiron që të firmosë kontratë të re me Mercedesin këtë verë.
36-vjeçari ka kontratë valide deri në fund të këtij viti.
Hamilton të dielën triumfoi në garën e Shpërblimit të Madh të Spanjës duke e rritur epërsinë në krye të renditjes së Formula 1.
“Nuk duam të nxitojmë asgjë, por mendoj se duhet të nisim bisedimet”, ka thënë Hamilton raporton BBC.
Hamilton mban rekordin me Michael Schumacherin për më së shumti tituj të fituar në Formula 1, shtatë sosh.
Hamilton kryeson në renditjen këtë stinor me 94 pikë, 14 më tepër se Max Verstappeni që zë vendin e dytë./Koha.net/