Dje nga disa kompani individuale që ofrojnë shërbime të transportit të udhëtarëve është bërë rritja e çmimit të biletës së autobusit për relacionin Gjakovë – Prishtinë dhe anasjelltas. Nga 4 euro sa ishte udhëtarët do të paguajnë 5 euro për të përshkuar këtë rrugë.
Një situatë e tillë ka ngritur shqetësime tek udhëtarët e më së vështiri duket se e kanë studentët. Pikërisht për këtë ka reaguar edhe Lëvizja Studentore Jakova. Sekretari i kësaj organizate Erion Kameri thotë se do të bisedojnë me kompanitë e linjave të transportit dhe nëse nuk arrihet dakordim nuk përjashtohen edhe protestat.
Kjo organizatë javë më parë ka realizuar një peticion për uljen e çmimeve të transportit për nxënësit e shkollave të mesme të cilin do ta dorëzojnë tek organet kompetente.
Ndërsa sa përket çmimit të biletave për studentë ka kompani që akoma nuk kanë ngritur ato për relacionin Gjakovë – Prishtinë dhe anasjelltas përfshirë kompaninë “Deva Tours” e cila e ka konfirmuar për televizionin Syri se vazhdon ta mbajë po të njëjtin çmimin të biletës, pra që është 3 euro për të gjithë udhëtarët.