Lëvizja e konvojes ushtarake të FSK-së, MPB tregon arsyet

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se në datat 18-29 nëntor të këtij viti do të ketë lëvizje të trupave dhe makinerisë së FSK-së në konvoje ushtarake nga të gjitha kazermat e saj, në drejtim të Zonës së Stërvitjes në Babaj Bokës të Komunës së Gjakovës.

Sipas njoftimit të tyre, lëvizja e trupave të FSK-së do jetë në funksion të realizimit të stërvitjes fushore “Ujku i Nëntorit” sipas planit vjetor stërvitor, me qëllim të testimit në proces të validimit të aftësive dhe kapaciteteve të njësive të FSK-së, në detyrat e tyre në bazë të misionit.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët e vendit se gjatë periudhës kohore 18-29 nëntor 2022, do të ketë lëvizje të trupave dhe makinerisë së FSK-së në konvoje ushtarake nga të gjitha kazermat e saj, në drejtim të Zonës së Stërvitjes në Babaj Bokës, të Komunës së Gjakovës.Reklamahttps://b0e7a0245b0c07340caaaa36ca46ba9c.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Lëvizja e trupave të FSK-së do jetë në funksion të realizimit të Stërvitjes Fushore “Ujku i Nëntorit” sipas planit vjetor stërvitor, me qëllim të testimit në proces të validimit të aftësive dhe kapaciteteve të njësive të FSK-së, në detyrat e tyre në bazë të misionit”, kanë bërë të ditur nga Ministria e Mbrojtjes. /Telegrafi/

Read Previous

VIDEO/ Avionët luftarakë F-16 shoqërojnë Kombëtaren e Polonisë drejt Katarit

Read Next

Kurti nga Estonia flet për targat: Jam optimist, por qasja e Beogradit ishte shumë destruktive