Letrat e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, drejtuar udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Yong -un, për zbutjen e tensioneve bërthamore mes dy vendeve, shprehin admirimin e tij për liderin e një prej regjimeve më represive në botë.
Trump pranoi në vitin 2019 se letrat që ai shkruante me Kim Young-un ishin “sekrete”.
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ai i mori ato me vete.
Sipas regjistrimeve të një interviste që ish-presidenti i dha gazetarit Bob Woodward, në dhjetor të vitit 2019, ndër të tjera ai deklaroi se askush nuk i kishte parë këto letra.
Pretendimet e Trump-it lidhur me mos marrjen e asnjë dokumenti qeveritar me vete pas largimit nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit 2021 u morën në shqyrtim nga Byroja Federale e Hetimit (FBI).
Arkivi Kombëtar, i cili ka për detyrë ruajtjen e të dhënave të ish-presidentëve, kaloi pjesën më të madhe të vitit 2021 duke u përpjekur të merrte letrat e Kim Young-ut drejtuar Trump-it.
Procesi i marrjes së letrave ndaj ish-presidentit amerikan u arrit me sukses vetëm në fillim të këtij viti.
20 intervistat e Bob Woodward me presidentin Trump, të ruajtura në kaseta, kanë vënë në pikëpyetje besueshmërinë e mbrojtjes së presidentit ndaj akuzave të mbajtjes së paligjshme të sekreteve qeveritare në një nga banesat e tij në jug të Floridës, Mar-a-Lago.
FBI-ja kontrolloi Mar-a-Lago-n gjatë gushtit, duke hequr një mori dokumentesh nga banesa e Trump-it.
Ky veprim ndezi një betejë gjyqësore, pasi ish-presidenti pretendoi se disa nga dokumentet mbroheshin nga privilegji ekzekutiv.
Gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë nën qeverisjen e Trump, Woodward përshkroi mënyrën se si presidenti i atëhershëm i klasifikonte dokumentetet.
Sipas tij, në 184 prej tyre 25 shënoheshin si “tepër sekrete”.
Disa materiale e dosje sekrete për çështjen e sigurisë së lartë mësohet se kanë qenë pjesë e dokumentacionit që ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë pati marrë me vete në një ndër banesat e tij , kundrejt një rregullit ligjor që duhet t’i përmbajë shkresa të tilla, të cilat nuk dalin nga administrata.
Vetë Trump e sheh bastisjen e banesës së tij si një akt politik më shumë se sa ligjor.
Kjo bastisje shihet si një sulm politik dhe nga analistë të shumtë politik, pasi ish-presidenti shihet si një ndër pretendentët kryesorë për garën e ardhshme presidenciale të vitit 2024. /Albanianpost.com