Lëshohen sërish në funksion dy E-kiosqe në Gjakovë

Dokumentet që merren në mënyrë fizike shpeshherë shkaktojnë telashe për qytetarët si shkak I vonesave. Ndonëse në komunën e Gjakovës gjatë kohës sa qëndruam ne, nuk pati ngarkesë tek  zyret e gjendjes civile, qytetarët tashmë mund tu drejtohen edhe e-kiosqeve pasi që nga tre ekzistente në këtë komunë sipas drejtorit për punë të përgjithshme administrative, Kosovar Alija, dy janë duke funksionuar.

E-kiosqet lehtësojnë punën e zyrtarëve dhe të qytetarëve, duke mos shkaktuar pritje të gjata mes palëve. E kjo do të jetë e mirëseardhur sidomos gjatë verës me ardhjen e mërgimtarëve.

Read Previous

Gjykata Komerciale drejt konstituimit, shqetësim për numrin e ulët të gjykatësve

Read Next

Arrestohen dy persona në Gjakovë