Lëndohet Pogba, merr fund viti 2021 për të

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba pësoi lëndim derisa ishte në stërvitje te Kombëtarja e Francës.

Mediat franceze kanë dhënë disa detaje për lëndimin e mesfushorit, që do jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë, transmeton lajmi.net.

RMC Sport raporton se Pogba pritet të mungojë ndërmjet 8-10 javë shkaku i lëndimit, që e pësoi derisa bënte një gjuajtje.

Pogba do rikthehet në Manchester që të vazhdojë me trajtimin, derisa nuk pritet të rikthehet brenda vitit 2021.

Në këtë edicion, në të gjitha garat, mesfushori zhvilloi 13 ndeshje, ku regjistroi shtatë asistime./Lajmi.net/

Pogba raises France concerns after limping out of training | Goal.com
Paul Pogba: Manchester United midfielder suffers a thigh injury during  France training in big scare | Daily Mail Online

Read Previous

Kurti merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Read Next

Pas 200 ditësh qëndrimi në hapësirë, astronautët e SpaceX kthehen në tokë