Lehtësimi i masave dhe largimi i orës policore, detajet e takimit mes ministrit Vitia dhe kryetarëve të komunave

Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim koordinues me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për të diskutuar rreth procesit të vaksinimit dhe masave të reja.

Në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës bëhet e ditur se në këtë takim pas konsultimeve me kryetarët e komunave, brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore, ndërsa nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur me ahengjet.

Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 12 e natës ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori.

“Kjo u mirëprit nga Kryetarët e Komunave të cilët vlerësuan të drejtë kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës ditë më parë për heqjen e orës policore dhe lehtësimin e masave meqë këto do të kenë ndikim direkt në zhvillimin ekonomik lokal”, thuhet në njoftim/

Referuar njoftimit të AKK-së, ministri Vitia tha se aktualisht tema kryesore është procesi i vaksinimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100.000 vaksina të reja ku do të nis procesi i vaksinimit në masë të qytetarëve.

“Poashtu tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksinim në platformën e-kosova por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksinimit”, thuhet në njoftim.

Pas diskutimeve të kryetarëve të komunave, ata u informua se sipas analizës epidemiologjike të muajit te kaluar, rezultatet janë premtuese por respektimi i masave nuk ka alternativë përkundër uljes së rasteve. /Telegrafi/

Read Previous

Milani shënjestëron tre transferime, njëri ndër ta edhe mbrojtësi shqiptar

Read Next

Sonte zhvillohet finalja e Ligës së Evropës