Skuadra e Leeds United është klubi i radhës që ka nisur interesimin për sulmuesin argjentinas, Kun Aguero.
Aguero do të largohet zyrtarisht nga Manchester City në fund të këtij sezoni,
Shumë skuadra kanë shprehur interesimin për lojtarin nga Argjentina. ‘90min’ sot shkruan se edhe klubi i Leeds United dëshiron të firmos me lojtarin me parametra zero.
Janë vetëm tre klube nga Premierliga që interesohen për Agueron, me Leedsin, Chelsean dhe Tottenhamin.
Në rast se largohet nga Anglia, Aguero mund të transferohet në klubin e Barcelonës.