LeBron James sikur “vera”

39-vjeçari që muajin e ardhshëm mbush të 40-at, Lebron James po vazhdon në nivelet më të larta të basketbollit përkundër moshës.

Teksa ka nisur sezonin e tij të 22-të në NBA, amerikani po vazhdon të dhurojë paraqitje fenomenale.

Më e fundit erdhi me një “triple-double”, të regjistruar në fitoren 116-106 ndaj Philadelphias 74.

James pati 21 pikë, 13 asistime e 12 kërcime, teksa shtoi edhe 3 bllokada.

Kujtojmë që James është koshashënuesi më i madh i të gjitha kohërave në NBA, ku ka saktësisht 40,687 pikë të shënuara, pa llogaritur pikët e “Play-Off”.

/GazetaSinjaliSport/

Read Previous

Çfarë pritet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut pas fitores së Trump

Read Next

Dita e ndeshjeve: Sot luhen dy përballje të forta në Superligën e Kosovës në futboll