Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka përsëritur pretendimin e presidentit Donald Trump se vendet bërthamore të Iranit janë “të shkatërruara plotësisht”.
“Ne jemi të bindur se centralet bërthamore të Iranit janë zhdukën plotësisht, siç ka thënë presidenti në fjalimin e tij drejtuar kombit të shtunën në mbrëmje, dhe kemi një shkallë të lartë besimi se vendi ku ndodhën këto sulme është vendi ku u ruajt uraniumi i pasuruar i Iranit”, ka thënë ajo në emisionin “Good Morning America” të ABC-së.
Leavitt ka shtuar se presidenti nuk do t’i kishte urdhëruar sulmet pa besimin se ky do të ishte rezultati.
Ndërkohë, Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), nuk ishte në gjendje të konfirmonte vendndodhjen e rezervave të materialit bërthamor të Iranit, të nivelit të armëve, duke kërkuar që inspektorëve t’u lejohet të kthehen në mënyrë të sigurt në vend “për të vlerësuar situatën”.
Në një intervistë për CNN të dielën, Grossi ka thënë se Irani ka ruajtur rreth 400 kilogramë uranium të pasuruar në 60%, jo shumë larg pasurimit 90% të kërkuar për të bërë një armë bërthamore.
E kreu i shtatmadhorisë së SHBA-së, gjenerali Dan Caine, ka thënë të dielën se meqenëse vlerësimi i ndikimit të sulmeve është ende në vazhdim, është “shumë herët” për të komentuar nëse Irani ende ruan disa aftësi bërthamore.