Pronarët e bizneseve private, hallet dhe kërkesat e tyre i ndanë me kandidatin për kryetar të Komunës së Gjakovës,Teki Shalën, i cili u shpreh se prioriteti i Lidhjes Demokratike të Kosovës është zhvillimi dhe përkrahja e sektorit privat.
Komuna ka për detyrë ti zgjidhë problemet e kësaj kategorie, prandaj ne kemi menduar që zgjidhja më e drejtë është krijimi i një zyre të biznesit tha tutje Shala.