Lavdi Afrim Bunjaku – në Tiranë mbahen homazhe

Këtë mbrëmje në Tiranë janë mbajtur homazhe në nder të efektivit të vrarë të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës.

Qytetarë të shumtë u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza”, ku ndezën qirinj dhe vendosën lule në kujtim të tij.

Efektivi i Policisë së Kosovës që ra në krye të detyrës u shpall “Hero i Kosovës” dhe u përcoll sot për në banesën e fundit në një ceremoni shtetërore.

Flamujt e të gjithë institucioneve u ulën sot në gjysmë shtizë

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i personave të maskuar dhe armatosur, pasi autoritetet e rendit tentuan të largonin barrikadat e vendosura në Banjskë të Zveçanit.

Si pasojë e përleshjeve, zyrtari policor, Afrim Bunjaku, u vra dhe disa të tjerë u plagosën.

Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës dhe gjatë ditës u përlesh me Policinë e Kosovës ku u vranë 4 serbë ndërsa u arrestuan 6.

/albanianpost/

Read Previous

Osmani pas takimit me Sarrazin: Veprimet terroriste në veri janë të orkestruara nga Beogradi

Read Next

Lajçak takim urgjent me Escobarin dhe këshilltarët e Scholzit, Macronit, Melonit: Konsultime intensive për Kosovën