Laura mposhtet nga legjenda braziliane

Laura Fazliu është ndalur në çerekfinale të Kampionatit Botëror. U mposht nga legjenda braziliane Rafaela Silva.

Që në minutën e parë, në aksionin e parë të vërtetë, Silva e zuri të papërgatitur Fazliun dhe realizoi hedhje të bukur për Ippon.

Silva u kualifikua në gjysmëfinale, ndërsa Fazliu do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit. Për këtë i duhen dy fitore.

Fillimisht do të përballet me Enkhriilen Lkhagvatogoo.

Silva ka medalje të artë olimpike nga Rio 2016. 33-vjeçarja ka edhe dy tituj të botës dhe shumë medalje të tjera të vlefshme./Koha.net

Read Previous

S’përdoren kontenierët, mbeturinat hudhen në lumin Krena

Read Next

Berjani: Çmimet e derivateve shënojnë rritje, shkak zhvillimet në Lindjen e Mesme