Laura Fazliu lufton për medaljen e artë në Evropianin e xhudos U23

Nuk kanë të ndalur sukseset për Kosovën në arenë ndërkombëtare të xhudos, ku Laura Fazliu tani ka siguruar finalen e Kampionatit Evropian të xhudos në grupmoshat U23.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu tani do të luftojë për medaljen e artë në këtë Evropian që po mbahet në Bosnje të Hercegovinës.

Fazliu e mposhti në gjysmëfinale xhudisten hungareze, Brigitta Varga, kurse në finale do ta ketë përballë xhudisten nga Gjermania, Annabelle Winzig.

Në garën deri te finalja e këtij turneu, Fazliu raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten nga Lituania, Aida Vasiliauskaite.

Në çerekfinale, Fazliu shënoi fitore kundër xhudistes italiane, Flavia Favorini, kurse në gjysmëfinale mposhti hungarezen, Briggita Varga. /KosovaPress/

Read Previous

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, Stoltenberg pritet të takohet me Erdogan

Read Next

Osmani: Serbia do tensione, me aleatët do t’i parandalojmë