Inter bëhet gati të thyejë dominimin e Juves në itali pas 9 vitesh. 8 pikë mungojnë nga fitorja matematike e skudrës së Antonio Conte.
Mbetet e paqartë ama e ardhmja e pronësisë së klubit dhe e drejtimit. Vetë trajneri ushqeu zërat pas barazimit me Spezian duke thënë se e ardhmja e tij është e paqartë.
Gazetari Paolo Bargiggia flet për rikthime të mëdha në Torino duke analizuar situatën e Interit. Ja cfarë thotë ai:
“ Lukaku ka nisur të shikojë për ekipe të tjera. Marotta gjithashtu. Situata e klubit ka bërë që ai të shikojë mundësi të tjera. Kujdes rikthimin e Contes dhe Marottas tek Juventus.
Për Marottan folëm edhe para disa ditësh. Conte mund të rikthehet nëse largohet Agnelli. Ishte pikërisht ai që e bllokoi rikthimin e Contes të përgatitur nga Nedved, përpara se të vinte përfundimisht Sarri ”- përfundoi Bargiggia./rrjetasportive/