Lama kundërshton lejimin me qira të objektit Enti për Urbanizëm dhe Projektim

TV Syri është ftuar nga zyrtari i Entit për Urbanizëm dhe Projektim, magjistër Agron Lama i cili ka drejtuar akuza ndaj Agjensionit Kosovar të Privatizimit, ku sipas tij kjo agjensi ka dhënë me qira objektin Enti për Urbanizëm dhe projektim i cili ka funksionuar dikur si ndihmë e urbanizimit me shërbime profesionale. Mirëpo në lidhje me këtë proces ka reaguar magjistër Agron Lama që sipas tij ka disa lëshime nga AKP në këtë drejtim

Lama tutje ka shtuar se ekziston vendimi se ne e gëzojmë të drejtën e shfrytëzimit të këtij objekti sepse aksionet tona kapin vlerën deri në 90%, duke prezantuar edhe një document juridik që objekti në fjalë është edhe në procedurë gjyqësore nga ana e Lamës dhe aksionarëve tjerë.

Sipas Lamës këtu ka ndodhur një ndërhyrje brutale e cila është në kundërshtim me kontratën të cilën e posedojmë.

Ne do të vazhdojmë të ndjekim rrugën ligjore për të përfituar të drejtën tonë sepse pronari i ri ka shkatërruar një objekt të cilin ne zyrtarisht nuk e kemi dorëzuar ende. Andaj indinjata e aksionarëve të këtij objekti është kaq e madhe ka shtuar ndër të tjera Lama.

Read Previous

BE dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri

Read Next

Konjufca nderon të rënët në Sllovi: Pa gjakun e tyre nuk do të vinte liria