Në komunën e Gjakovës interesimi për imunizim kundër covid19 po shënon rënje çdo ditë e më shumë . Deri më tani janë vaksinuar 96731 qytetarë. Gjakova rradhitet e 4 në rënditje sa i përketë vaksinimit kundër covid19, mirëpo kohët e fundit interesimi i qytetarëve për tu vaksinuar është zbehur kështu u shpreh Kaltrina Lama mjeke familjare
Në qendrën e vaksinimit Fehmi Agani takuam një qytëtare e cila po merrte dozen e parë të vaksinës dhe tha që nuk do hezitoj ta marr edhe të dytën
Ndërkaq një qytetarë tjeter ishte aty për dozën e dytë dhe njëherit bëri apel tek të gjithë qytetarët e tjerë te vaksinohen
Kujtojmë se profesionistët shëndetësor bëjnë vazhdimisht thirrje për vaksinim pasi që kjo është mënyra më e mirë për tu mbrojtur në këtë situate epidemiologjike