Lajmëron në polici se i është vjedhur arma, vërtetohet që nuk kishte leje

Një i dyshuar mashkull kosovar është intervistuar, pasi i njëjti kishte lajmëruar se disa persona të panjohur i kishin vjedhur armën. Tani është vërtetuar se i njëjti person nuk kishte leje për armëmbajtje.

Policia ka bërë të ditur se rasti është në procedurë hetimore.

“Është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte lajmëruar se persona të panjohur i kishin vjedhur armën, tani është vërtetuar se i njëjti nuk kishte leje për armëmbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Read Previous

Arrestohet një person në Gjakovë pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten

Read Next

BE-ja kujton sulmin në Banjskë, përsërit thirrjen për llogaridhënie