Është raportuar më herët për një burrë nga Gjakova që ka lajmëruar në polici se gruaja dhe pesë fëmijët e tij janë zhdukur dhe se nuk ka informacione për vendndodhjen e tyre.
Nga Drejtoria Rajonale e Policisë për Rajonin e Gjakovës është ka bërë e ditur se gruaja dhe pesë fëmijët janë lajmëruar nga Fushë Kosova por ende nuk janë dërguar në shtëpi.
“Gruaja me pesë fëmijët janë lajmëruar vetë në polici nga Fushë Kosova, policia pritet të shkojë t’i marrë ata për t’i dërguar në shtëpi”, kanë thënë zyrtarët policorë të kësaj drejtorie.